Ka përfunduar seanca e parë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë të ditur disa nga projektet e 11 marrëveshjeve që janë nënshkruar sot në këtë seancë.
“Marrëveshja për lidhje të të dy autostradave në vendkalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit në kuadër të pjesës së autostradës Shkup – Bllacë. Marrëveshja për analizë të Fizibilitett për autostradën Prizren-Tetovë. Marrëveshja për vendosjen e vendkalimeve kufitare të përbashkëta si dhe marrëveshja për projekt skijues të përbashkët që do ta lidhë Brezovicën me Kodrën e Diellit i cili njëherit është edhe pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit”, tha Zaev, transmeton TV21.
Paraqitja në gjuhën maqedonase:
Paraqitja me përkthim simulant në gjuhën shqipe:
