Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë e Kosovës

TË FUNDIT

Ndonëse në parim LDK-ja e ka pranuar vendimin e Gjykatë Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe se do të sillet sipas këtij vendimi, kryetari i këtij subjekti politik Isa Mustafa vlerëson se nuk është në mandatin e Gjykatës Kushtetuese t’i caktoj zgjedhjet e parakohshme.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu jep sqarime në lidhje me vendimin e kushtetueses e cila çoi në rrëzimin e Qeverisë. E quan vendim të drejtë.

Ish-gjyqtari Kryeziu vlerëson se me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese nuk po rishkruhet kushtetuta.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus mendon se Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë për rrëzimin e Qeverisë doli jashtë kompetencave të saj. 

Vlerëson se në vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese ka fuqizuar ligjin më shumë sesa kushtetutën.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Pas publikimit të plotë të vendimit të Kishtetuesees pritet që ushtruesja e detyrës së presidentes ta caktoj edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme.


Deri më tash çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me situata të ndryshme është marrë si pikë reference dhe ka qenë i pandryshuar.