Vdiq babai i Ilir Metës, nga qelia reagon ish-presidenti i Shqipërisë

TË FUNDIT

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e burgut pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta, në moshën 83-vjeçare. Në një reagim në Facebook, Meta thekson se ceremonia për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Reagimi:

Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.