Vdes moderatori i njohur Dragan Vuçiq

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se mëngjesin e sotëm në Klinikën infektive ka vdekur muzikanti jonë i njohur, kompozitorë dhe moderator, Dragan Vuçiq. Ai është hospitalizuar para tetë ditësh pasi gjendja e tij është përkeqësuar dhe prej atëherë është mjekuar në repartin për kujdes intensiv, ka njoftuar në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Edhe krahas gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe ekipit profesionist, ka thënë Filipçe, Vuçiqi me gjendje të rëndë të mushkërive, për fat të keq, i është nënshtruar virusit.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të afërmeve”, ka shkruar Filipçe.