Vazoja e dinastisë kineze e gjetur në kuzhinë, del në ankand me vlerën 186.000 dollarë

TË FUNDIT

Një vazo e dinastisë Qianlog e gjetur në një kuzhinë në Angli është nxjerrë në ankand pasi mendohet se është një artefakt shumë i rrallë kinez i shekullit të XVIII.

Vazo e krijuar për perandorin Qianlog u ble nga një kirurg në vitin 1980 për disa qindra paund. Më pas kirurgu ia trashëgoi djalit të tij, i cili duke mos ditur vlerën e vazos e mbante atë në kuzhinë.

Vazoja dy metër e gjatë ka një dekor të mrekullueshëm ari dhe argjendi në një sfond blu. Ajo ka dhe simbolin dallues të periudhës Qianlog (1736-1794) me 6 shenja në bazë të saj.