Greqia po përballet me një rritje të rasteve me ethet e Nilit Perëndimor, pasi brenda vetëm një jave janë regjistruar 75 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 232 raste, përcjell TV21. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë, 165 pacientë kanë shfaqur simptoma neurologjike, ndërsa 67 kanë pasur forma më të lehta ose nuk kanë pasur manifestime neurologjike.
Deri më 26 gusht, janë regjistruar 19 viktima, të gjitha persona mbi 65 vjeç. Aktualisht, 73 pacientë janë të hospitalizuar, prej të cilëve 26 në kujdes intensiv, ndërsa 124 persona janë liruar nga spitalet. Atika është rajoni më i prekur, ndërsa raste të shumta janë raportuar edhe në Thesali, Maqedoninë Qendrore, Peloponez dhe Greqinë Qendrore.
