Siljanovska: Botës i mungon idealizmi! “Duhet të mbrojmë të drejtën, drejtësinë dhe vlerat”

TË FUNDIT

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se botës sot i mungon idealizmi, duke theksuar se nuk e ka fjalën për utopi, por për të drejtën, drejtësinë, moralin dhe etikën. Ajo foli gjatë një takimi me anëtaret e Këshillit për Sipërmarrje të Grave në Manastir.
Siljanovska-Davkova tha se pasojat e politikës reale janë, sipas saj, “darvinizëm” dhe paralajmëroi se edhe mosveprimi përballë padrejtësive është përgjegjësi.


Ajo theksoi nevojën për më shumë diplomaci kulturore dhe preventive, duke përmendur luftërat në Ukrainë dhe Gazë. Sipas saj, lufta sjell zemërim dhe pasoja afatgjata, ndërsa diplomacia duhet të jetë më njerëzore dhe të fokusohet në parandalimin e konflikteve.