Vazhdon kaosi në sportelet e MPB-së! Qytetarët presin me orë të tëra për ndryshim të pasaportave, letërnjoftimeve dhe patent shoferëve

TË FUNDIT

Këto pritje janë bërë të zakonshme për qytetarët që po ndërrojnë dokumentet personale me emrin e ri të shtetit.

“Qytetarët kanë vërshuar pikat për nxjerrjen e dokumenteve personale, tollovi e madhe, thonë se presin me orë të tëra për marrjen e dokumenteve që i kanë lëshuar nga dhjetori”, raporton Almedina Ismajli – gazetare TV21.

“Nuk është shumë po tepër. Këtu sa po prisni? Deri tani vetëm, një orë. A ju njoftuan se kur dhe për sa? Jo askush nuk na njofton, problem është se nuk thërret askush nga këtu, sepse hyjnë pa radhë, nuk hyjnë nga këtu. Dera e mbyllur dhe ne presim”

“Që sa kohë prisni? Tre orë. Presim e për një orë mezi thirrën 10 persona e brenda kush e di sa hyjnë e dalin nga anët tjera. Kur keni lëshuar dokumentin? Me 5 dhjetor. Domethënë një muaj e diçka. Edhe kur të hyjmë brenda do na thonë se nuk është gati… domethënë nuk jeni të sigurt nëse është gati? Parëz hyri njëri e doli u thanë se nuk është gati”

“Për letërnjoftim me 5 dhjetor isha, domethënë para një muaji e gjysmë por e lash, mendova ka tollovi por ja prap njëjtë ka tollovi pres një orë. A e dini nëse e ke gati dokumentin? Më thanë për 15 ditë por e lash një muaj e gjysmë, tani sigurisht më është gati”

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski thotë se dokumentet e udhëtimit u nevojiten qytetarëve për përdorim të jashtëm, prandaj nuk e kanë në dorë vendimin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë. Ai thotë se duhet bërë marrëveshje me Greqinë marrë parasysh se bëhet fjalë për obligim që del nga marrëveshja me këtë shtet, mirëpo u izolua nga mundësia e komunikimit personal me Greqinë, duke thënë se këtë obligim e ka marrë presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

“Ndryshime ligjore mund të bëhen, por këto janë dokumente për përdorim të jashtëm. Pra, letërnjoftimi përdoret edhe për përdorim të brendshëm me Republikën e Maqedonisë, si dhe patentë shoferi. Punonjësit e MPB-së bënë një punë mbinjerëzore. Kanë ndryshuar 1.2 milionë pasaporta… e shihni që njerëzit punojnë në ditë festash dhe të dielave dhe do të flasim, është një proces që duhet të përfundojë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar Presdienti Stevo Pendarovski, i cili mohon se e ka marrë përsipër një obligim të tillë për negociata të mundshme me autoritetet greke për vazhdimin e vlefshmërisë së dokumenteve me emrin e vjetër. Ai thekson se procedurat lidhur me dokumentet personale nuk janë në kompetencë të tij. Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës është zotuar që deri më 12 shkurt dokumentet për përdorim të jashtëm të mbajnë emrin e ri kushtetues të vendit.