Vazhdojnë fushatën zgjedhore kandidatët për president

TË FUNDIT

Reka dhe Pendarovski në Tetove, Siljanovska në Shkup.

Kandidatët për President vazhdojnë takimet me qytetarët duke prezantuar programin dhe konceptin e tyre. Kandidati i pavarur i përkrahur nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot do të vizitojë mjekët e Qendrës Klinike “ Nënë Tereza”, si dhe në mbrëmje do të ketë takim me qytetarët e Bërvenicës.

Kandidati nga koalicioni qeveritarë Stevo Pendarovski do të zhvilloj takim me qytetarët e Jegunovcit, Bërvenicës si dhe tubim qendror në sheshin e Tetovës.

Ndërsa kandidatja e opozitares VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovsla Davkova,  do të takohet me qytetarët e Butelit dhe Karposhit.

Deri më tani temat kryesore të kandidatëve ishin qëndrimet e Marrëveshjes së Prespës, problemi me emigrimin e të rinjve si dhe perspektiva për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE, pa mos harruar as temat politike ditore.

Kandidatët deri më 19-të prill përpara qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të mund të bëjnë prezantimin e programit dhe konceptit të tyre, pastaj vijon heshtja zgjedhore prej 24 orësh para ditës së votimit më 21 prill.