Vazhdohet masa për hyrje në Greqi! Kërkohet test negativ, pavarësisht nëse jeni të vaksinuar

TË FUNDIT

Rregullat për hyrje në Greqi janë vazhduar edhe për dy javë, ndërsa autoritetet greke gjatë hyrjes në Greqi do të kërkojnë PCR ose test rapid, pavarësish nëse jeni vaksinuar ose jo. Rezultati negativ i PCR testit vlen 72 orë, ndërsa testi rapid 24 orë para arritjes. Bashkë me rezultatin kërkohet mbushja e një formulari pa dallim nëse jeni vaksinuar, keni qenë të infektuar ose jeni të pavaksinuar.