Vajza 13-vjeçare pacientja më e re! Mbi 20 njerëz presin për transplantim të zemrës!

Must Read

Me orë të tëra të ngatërruar nëpër kufij! Osmani: Transiti nëpër Hungari është vetëm për shtetasit e BE-së

https://youtu.be/OQrWlRUI3CY Me makina personale u nisën nga Italia për të ardhur në Maqedoni... Me të dëgjuar se janë hapur kufijtë në...

Nga e enjtja në Kosovë 16 orë lëvizje, si dhe do të hapen xhamitë dhe kishat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga e enjtja qytetarët e Kosovës do...

Ora policore në Tetovë! Në qendër respektohet, në lagjet përreth pjesërisht

https://youtu.be/M8vcMcXXQJ8 Ora policore në Tetovë respektohet vetëm në qendër të qytetit, ndërsa në lagjet përreth mund të shihen qytetarë të...

Mbi 20 njerëz kanë nevojë për transplantim të zemrës. Rreth 10 prej tyre nuk kanë asnjë lloj mbështetjeje mekanike, kurse të tjerët kanë pompa të implantuara apo zemër mekanike. Njëri prej tyre është 31-vjeçari, Kristijan Nedellkovski, i cili është pacienti i parë të cilit para 8 viteve i janë implantuar dy pompa në Berlin. Ai sot jeton me shumë komplikime, kurse afati i pompave është 5 vjet.

“Për shkak të gjendjes, nuk dal askund. Tani sepse situata është e tillë, më shumë jemi të mbyllur në karantinë. Tani, në këtë situatë, luaj me mbesën dhe shikoj televizion”, deklaroi  Kristijan Nedellkovski.

Babai i Kristijanit, Zoran Nedellkovski, thotë se gjendja e të birit është përkeqësuar, prandaj ishin të detyruar t’u bëjnë intervenim pompave të implantuara dhe për këtë kanë paguar 18.000 denarë.

“Duhet të koordinohet gjërat më shumë që të merren organe. Ka organe, mund të sigurohen, por duhet “të vraposh” më shumë. Ai proces është i vështirë – dikush të vdesë dhe ta kërkosh zemrën e tij. Tek ne vetëdija është pak e ndryshme”, deklaroi Zoran Nedellkovski.

Nga Shoqata “Zemra e guximshme” para disa muajve kërkuan që të fillojë një fushatë urgjente për dhurim të organeve, por për shkak të Kovid-19, nisja e fushatës është vonuar.


“Ka kushte në vend për transplantim, por institucionet me këtë duhet të merren pak më serioze dhe të punojnë në këtë drejtim. Edhe Fondi, edhe Ministria e Shëndetësisë, edhe spitalet ta përfundojnë atë që duhet përfunduar”, deklaroi Daniel Todorovski nga Shoqata “Zemra e guximshme”.

Personi më i ri që ka nevojë për transplantim të zemrës ka vetëm 13, kurse më i moshuari 61 vjet. Maqedonia asnjëherë nuk ka bërë transplantim të zemrës. Nga fillimi i koronavirusit, ndërruan jetë dy të rinj për shkak të komplikimeve me zemrën. Zemra artificiale TAH në vendin tonë kushton 250 mijë euro, kurse kur bëhet implantimi i një pompe zemre të dyanshme, atëherë çmimi i çdo pompe është 285 mijë euro. Çmimi i transplantimit të zemrës në botë lëviz nga 85 mijë deri në 100 mijë euro.

  • Tags
  • 6
- Advertisement -

Latest News

Nga e enjtja në Kosovë 16 orë lëvizje, si dhe do të hapen xhamitë dhe kishat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga e enjtja qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa...

Ora policore në Tetovë! Në qendër respektohet, në lagjet përreth pjesërisht

https://youtu.be/M8vcMcXXQJ8 Ora policore në Tetovë respektohet vetëm në qendër të qytetit, ndërsa në lagjet përreth mund të shihen qytetarë të cilët lëvizin në rrugë, por...

VMRO-DPMNE: Vendimi i Ramës shuplakë për Zaevin dhe Spasovskin, qeveria e Zaevit e paaftë

Vendimi i Edi Ramës për hapjen e kufijve vetëm për një pjesë të qytetarëve të cilët janë me prejardhje shqiptare është edhe një shuplakë...

Afganistani ka liruar 100 talebanë të burgosur pas armëpushimit

Rreth 100 talebanë të burgosur janë liruar nga burgu ushtarak në Afganistan, si pjesë e përgjigjes së Qeverisë së armëpushimit befasues, të propozuar nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -