Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret

TË FUNDIT

Kështu do të duken emblemat dygjuhëshe në uniformat e policisë.

Ministri për Punë të Brendshme Agim Nuhiu ka nënshkruar sot aktet normative që emblemat e të jenë edhe në shqip, duke i hapur kështu rrugë zbatimit të gjuhës shqipe atje ku ligji e mundëson.

“Këto akte do të duhet të marrin edhe pëlqimin e Qeverisë dhe më pastaj të hapen edhe procedurat e tenderimit që të munden edhe praktikisht të intervenohet në emblemat e policisë. Kjo është një bazë normative që u hapë rrugë edhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura me sigurimin e emblemave edhe në gjuhën shqipe”, tha ministri i Brendshëm Agim Nuhiu.

Arsyeja se pse kjo punë nuk u krye deri sa në krye të MPB-së ishte Spasovski, e më pas Çulevi, Nuhiu thotë se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin politik të paraardhësve, por për arsye procedurale, sepse anëtarët e grupit të punës të formuar posaçërisht për dygjuhësinë në MPB, disa herë e kanë rishqyrtuar çështjen e akteve normative.

“Po kishte edhe aspekte të angazhimeve procedurale sepse është një punë profesionale, një punë e vështirë, ku do të duhej të përcaktoheshin të gjitha detajet e operacionalizimit të përdorimit të gjuhës shqipe në polici”, u shpreh Agim Nuhiu, Ministër i Punëve të Brendshme.

Që përdorimi i shqipes të mos mbetet në mëshirë të vullnetit politik të pasardhësve të tij, Nuhiu rikujton se zbatimi i dygjuhësisë nuk është çështje vullneti, por detyrim institucional.

Pika 3 e neni 8 të ligjit për përdorimin e gjuhëve parasheh që Uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve janë shqipfolës.

Ishte pikërisht ky nen që u bë shkas që ligji i gjuhëve të dërgohet në Komisionin e Venecias për mendim.

Në vlerësimin e tij, Komisioni tha se standardet ndërkombëtare nuk e rregullojnë këtë çështje, andaj nuk panë ndonjë konflikt të nenit 8 me konventat ndërkombëtare.