Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy operacione për goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në kuadër të operacionit “Fair Play”, janë arrestuar gjashtë shtetas në Vorë, pasi në një lokal dyshohet se organizoheshin lojëra fati me celularë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 celularë të përdorur për këtë veprimtari dhe rreth 900 mijë lekë të dyshuara si përfitim nga aktiviteti i paligjshëm.
Ndërsa në operacionin “Next”, është arrestuar një 25-vjeçar në rrugën “Myslym Keta”, pasi në automjetin e tij janë gjetur dy armë zjarri automatike me municion, të dyshuara për shitje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
