Ukraina pretendon se ka rrëzuar katër avionë rusë brenda një dite

TË FUNDIT

Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se, në 24 orët e fundit, ka goditur me sukses katër avionë, tre helikopterë dhe disa avionë pa pilot, që u përkisnin forcave ruse.

Ai tha ka kryer “sulme dërrmuese” në bazat fushore dhe magazinat e Rusisë, për të ndërprerë, siç tha, sistemin e saj të furnizimit logjistik në territorin e Ukrainës.

Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse nuk kanë bërë ndonjë avancim të mëtejshëm, por janë fokusuar në “konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve të pushtuar më parë”.

Ajo gjithashtu tha se “gjendja morale dhe psikologjike” e forcave ruse mbetet në një “nivel të ulët” dhe se ato “refuzojnë” t’iu binden komandave për të marrë pjesë në luftime.

Mediumet ndërkombëtare nuk kanë mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.