U nda nga Melinda, Bill Gates fotografohet me një brune “misterioze” në Australi

TË FUNDIT

Bill Gates është pikasur në Australi me një grua “misterioze” ndërsa shihte drejt detit në Sidnei, jashtë Opera House.

Dyshja duket se po bënin një tur nëpër qytet dhe janë parë teksa ndalonin për të admiruar pamjet panoramike të portit. Nuk dihet se kush është guraja me të cilën po shoqërohej miliarderi i Microsoft-it, apo natyra e marrëdhënies së tyre.

Më herët gjatë ditës, miliarderi mori pjesë në një takim me Anthony Albanese, kryeministrin e Australisë.

Kujtojmë se Gates, 67 vjeç, u nda nga gruaja e tij Melinda French Gates në vitin 2021 pas 34 vitesh bashkëjetesë dhe 27 vitesh martesë.

Ish-gruaja e Gates dhe nëna e tre fëmijëve të tyre e ka përshkruar divorcin si një proces të pabesueshëm dhe të dhimbshëm ndërsa shpjegoi se thjesht nuk mund të qëndronte më në atë martesë.

Melinda French Gates i tha revistës Fortune në tetor se pandemia Covid-19 e ndihmoi duke i dhënë privatësinë “për të bërë atë që duhej të bënte.”

error: Content is protected !!