Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 318 përkrahësve të tjerë të dyshuar të klerikut islamik Fetullah Gulen, i cili me vite jeton dhe është strehuar në SHBA, në lidhje me grusht shtetin e dështuar të vitit 2016, ku ai përmendet si organizator, njoftoi sot agjencia e lajmeve Anadolia.
DPA transmeton se shumica e të dyshuarve janë pjesëtarë të Armatës, të cilët akuzohen për lidhjet e tyre me Gulenin.
Bastisjet e sotme janë kryer në disa provinca, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin, Ankaranë.
Në Izmir, kërkohen 167 ushtarë aktivë ose ish ushtarë, ndërsa prokurori publik i Stambollit ka urdhëruar arrestimin e 84 të dyshuarve, transmeton Anadolia.
DPA njofton se rreth 200 persona tashmë janë arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve të tjerë në tërë vendin.
Turqia e konsideron lëvizjen e Gulenit për organizatë terroriste dhe kumton vazhdimisht se rrjeti i saj ka depërtuar në institucionet kryesore publike për dekada të tëra për të kontrolluar atë që qeveria e quan “shtet paralel”./MIA
