Turqia dënohet nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për shkak të arrestimit të gazetarëve opozitar

TË FUNDIT

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) e dënoi Turqinë  për shkak të arrestimit në vitin 2016 të dhjetë gazetarëve nga gazeta  opozitare “Çumhuriet”, të dyshuar nga Ankaraja  për “propagandë”  të organizatave të shpallura si terroriste”, nga ana e regjimit turk, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Masa e paraburgimit u ishte  caktuar  aplikantëve  në kontekst të procedurës penale  të ngritur  kundër tyre (…) paraqet përzierje  në realizimin e të drejtës së tyre të lirisë së shprehjes”, vlerësoi në gjykimin e tij gjykata e Strazburgut.

Njëri nga aplikantët, i cili në paraburgim ishte nga viti 2016, në liri ishte lëshuar  madje në prill të vitit 2018.