Turizmi kongresor në brigjet e liqenit të Ohrit është në rritje. Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë, kur ky lloj turizmi këtë vit ka shënuar një rritje. Duke nisur nga prilli, në dy qytetet buzë liqenit janë zhvilluar dhjetëra konferenca, seminare e kongrese, të cilat, sipas hotelierëve, do të kompensojnë humbjet e rënda të viteve të mëparshme.
“Tani numri i vizitorëve në cilindo kongres apo seminar po rritet, pjesëmarrja është shumë më e madhe, që do të thotë se rezultatet përfundimtare të ngjarjes finale janë pozitive dhe sjellin një atmosferë pozitive për të gjithë”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.
Hotelet po investojnë gjithnjë e më shumë në ndërtimin dhe modernizimin e sallave të kongreseve. Nëse në të kaluarën turizmi i kongreseve ishte aktual vetëm në vjeshtë dhe dimër, këtë vit mbahen më shumë në pranverë dhe në fillim të verës.
“Tani ato limite janë zhvendosur dhe ky lloj turizmi kërkon një mot pak më të mirë, në mënyrë që vetë pjesëmarrësit të shijojnë mjedisin. Mund të thuhet se ngjarje të tilla i kemi planifikuar deri diku nga data 5 deri më 10 korrik”, theksoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.
Pavarësisht motit me shi në muajt maj-qershor, sipas përllogaritjeve të HOTAM-it, në brigjet e liqenit të Ohrit ka një rritje të numrit të fjetjeve. Ndërkaq Kryetari i komunës së Ohrit Kiril Pecakov tha se këtë vit do të ketë 13 platforma të vendosura dhe plazhe të lira për qytetarët dhe turistët.
“Do të përfshije 8 deri më 10 metra katrorë banakë dhe tjetra do të jetë tavolina dhe karrige dhe mbi 50% plazh i lirë për turistët dhe qytetarët”, u shpreh Kirill Pecakov, kryetar i komunës së Ohrit.
Punonjësit e turizmit presin që këtë vit të tejkalojë rekordin për nga numrin e turistëve që ishte në 2019-tën.
