Presidenti amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik në Davos tha se Venezuela do të bëjë para nga nafta për 6 muaj, më tepër se ka bërë në 20 vjetët e fundit, përcjell TV21.
“Sulmi mbaroi dhe thanë ejani të bëjmë marrëveshje. Më shumë njerëz duhet ta bëjnë këtë. Por Venezuela do të bëjë më tepër para në 6 muajt e ardhshëm sesa në 20 vjetët e fundit. Secila kompani e madhe e naftës po vjen me ne. është e mrekullueshme. Është një gjë e bukur për të parë. Lidershipi i vendit është treguar i mirë, shumë i mençur”, tha mes tjerash Trump.
