Trotuare të bllokuara dhe mungesë rampash! Sfidat e përditshme të personave me aftësi të kufizuara në Çair

TË FUNDIT

Kjo është vetëm nja nga vështirësitë me të cilat përballet Ertani, i cili lëviz nëpër rrugët e Çairit me ndihmën e një karroce elektrike.

“Kam dëshirë që njëherë e përgjithmonë të rregullohen kushtet e personave me nevoja të veçanta, sepse vetë jam në këtë gjendje, në këtë hall dhe askush nuk mund të dijë më mirë se unë për këtë kategori të njerëzve, sepse tërë jetës jam ballafaquar me karrocë elektrike”, tha Shakiri.

Problem i madh janë trotuaret e zëna nga makinat e parkuara dhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme. Jo të gjitha institucionet janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, tregon Ertani. Këto pengesa fizike kufizojnë lëvizjen dhe cenojnë sigurinë e tyre.

“Vështirë është pak…
-Tani duhet të qarkullosh nëpër rrugë?
-Po, çdo ditë, çdo vit këto janë temat e njëjtë të personave të veçanta”.

Ertani si kryetar i shoqatës “SOS Vita” kërkon nga komuna e Çairit të ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, ndërtimin e rampave sipas standardeve ndërkombëtare, mirëmbajtjen e trotuareve, heqjen e pengesave fizike dhe vendosjen e sinjalistikës së përshtatshme.

“I kisha thënë kryetarit të ketë një zemër më humane për këtë kategori qytetarësh dhe të ndihmojë këtë kategori në Çair”.

Nga Komuna e Çairit, thonë se shumica e rrugëve janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe se po bën përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

“Kemi ka adresuar shumë kërkesa deri tek Sektori për planifikim hapësinorë dhe Sektorit për komunikacion pranë Qytetit të Shkupit ku është kërkuar qasje më konkrete në krijimin e kushteve për qarkullim të personave me nevoja të veçanta dhe komunikacionit rrugorë në përgjithësi por fatkeqësisht nga udhëheqësia paraprake nuk kemi pasur një angazhim të duhur për rregullimin e këtyre çështjeve. Shpresojmë se me udhëheqësin e re do të kemi bashkëpunim më të ngushtë dhe kërkesat tona do të futen në Programet e Qytetit të Shkupit për vitin 2025”, thanë nga Komuna e Çairit.

Ndryshe nga shoqata “SOS Vita” kërkojnë edhe ndihmë financiare nga institucionet publike, sepse siç thonë, nën ombrellën e tyre janë mbi 400 persona dhe nuk mund t’ia dalin me ndihma.