Mbi 500 trotinetë elektrik të këtillë qytetarët do të mund t’i gjejnë në 19 lokacione të ndryshme në Shkup.
Të njëjtit do të mund t’i shfrytëzojnë edhe turistët.
Kjo risi në kryeqytet po vjen si bashkëpunim i kompanisë “BinBin” dhe Qytetit të Shkup.
Menaxheri i “BinBin” Visar Durak tregoi se një minutë për shfrytëzimin e trotinetit do të kushtojë 9 denarë. Sipas tij më këtë projekt do të përshpejtohet dhe lehtësohet lëvizja e qytetarëve, ndërsa shpjegoi edhe mënyrë e funksionimit të trotineteve.
“Në çdo bazë të stacionit është barkodi të cilin paraprakisht secili udhëtar do ta shkarkojë programin, do të regjistrohet dhe secili trotinet e ka barkodin aty. Me barkodin mund të blejnë disa paketa, d.m.th. ka paketa të cilat u mundësojnë paraprakisht t’i blejnë dhe t’i shfrytëzojnë minutat. Ata të cilët nuk kanë nevojë të blejnë paketa do ta shfrytëzojnë me kartë krediti, aq minuta sa do t’i vozisin, aq do të paguajnë”- deklaroi Visar Durak, menaxher i BinBin
Në rast se trotinetet dëmtohen, shfrytëzuesi do të mbajë përgjegjësi dhe do të identifikohet sepse kur shkarkohet programin vijojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Për këtë drejtori i Ndërmarrjes “Parkingjet”, Mihail Petrovski apeloi te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shfrytëzimit të tyre.
“Dua të apeloj deri te qytetarët e Shkupit për shfrytëzim të përgjegjshëm të trotineteve elektrik dhe stacioneve të vendosura. Aq më shumë që i ruajmë dhe aq më shumë që kujdesemi, aq më gjatë do t’i kemi. Me këtë do të kemi edhe transport më të lehtë dhe të mirë të qytetit”- deklaroi Mihail petrovski, drejtor i NP “Parkingjet e Qytetit”
Trotinetin mund të rezervohet edhe nëpërmjet telefonit duke kontrolluar shfrytëzuesi se ku ka më afër trotinet dhe aty e rezervon, gjë që kushton 3 denarë.
