Trofeu i Kupës, te Shkëndija apo te Sileksi?! Finalja luhet nesër në arenën “Todor Proeski”

TË FUNDIT

Nesër në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, në Arenën “Todor Proeski” do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll, përcjell TV. Ekipet që do të luftojnë për trofeun janë Shkëndija dhe Sileksi. Duke gjykuar nga deklaratat e të dyja taboreve, ekipet e presin të gatshme ndeshjen finale.

Në kampin e Shkëndijës mbizotëron optimizmi para finales, ndërsa trajneri Jeton Beqiri thekson se skuadra e tij do të hyjë maksimalisht e motivuar. Trajneri nga Kratova, Aleksandar Vasoski, pret një duel të vështirë dhe të pasigurt ndaj ekipit me përvojë të Shkëndijës.