Mëngjes i freskët, ditë me diell dhe temperatura deri në 28°C

TË FUNDIT

Sipas sinoptikëve, moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, përcjell TV21. Kushte për reshje shiu do të ketë në pjesët malore të perëndimit të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë.

Nga e premtja, gjatë fundjavës dhe të martën, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperaturat e mëngjesit do të shënojnë rritje.