Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup në lidhje me ankesat e prokurorit publik kundër vendimeve të gjykatësve të procedurës paraprake më datë 04.01.2024, ku 4 persona janë të implikuar në ngjarjet e dhunshme në hapësirat e M-NAV-it.
Këshilli, duke vlerësuar faktet dhe provat e bashkangjitura në ankesën e prokurorit dhe përgjigjet ndaj ankesës nga ana e mbrojtjes, si dhe duke marrë parasysh pretendimet në vendimet e procedurës së mëparshme, ka marrë vendim me të cilin ankesat e Prokurorit Publik janë pranuar pjesërisht dhe ka marrë vendime me të cilin të katër personave të implikuar u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, si dhe masat shtesë të sigurimit, përkatësisht konfiskimi i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe ndalimi i dhënies së tyre dhe ndalimi për afrim apo vendosje, përkatësisht mbajtjen e kontakteve apo marrëdhënieve ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës.
Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimeve, është në kompetencë të MPB-së, dhe kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimeve.
