Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë do të kërkojnë nga liderët e Bashkimit Evropian të ofrojnë pako të përkrahjes për Bjellorusinë në samitin, që do të mbahet këtë javë, publikoi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.
Sipas kumtesës së tre presidentëve, pakoja e propozuar është quajtur “përkrahje për Bjellorusinë demokratike”.
Një pjesë e marrëveshjes është përkrahje për reformat dhe diversifikimin e sektorit energjetik, si dhe për transicionin drejt ekonomisë liberale.
Kryeministri polak Mateush Moravjecki javën e kaluar deklaroi se vendi dëshiron që BE-së t’i ofrojë Bjellorusisë ndihmë financiare prej të paktën një miliardë euro, si pjesë e “Planit të Marshalit”. bsh/
