Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar përsëri se do të ndërpresë përgjithmonë financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse në 30 ditët e ardhshme nuk bën disa përmirësime.
“Nëse OBSH-ja nuk përmirësohet ndjeshëm në 30 ditët e ardhshme, ndalesën e përkohshme për financimin amerikan do ta rivotoj për të përhershëm dhe do ta shqyrtoj anëtarësimin tonë”, theksoi Tramp në një letër dërguar drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Ad’hanom Gebrejesus.
Në letrën e postuar në Twitter, Tramp tha se nuk mund të lejojë që “qytetarët amerikanë të paguajnë taksat dhe të vazhdojnë të financojnë një organizatë e cila në formën e saj të tanishme padyshim nuk u shërben interesave amerikane”.
Në letër theksohet që Gebrejesus dhe OBSH-ja i kanë përsëritur hapat e gabuar në reagimin ndaj pandemisë dhe se Organizata duhet të dëshmojë pavarësi të plotë ndaj Kinës.
“Administrata ime tashmë ka filluar bisedimet me ju për se si të reformohet Organizata. por, nevojitet që të ndërmerret aksion shpejt. Nuk ka kohë për të humbur”, paralajmëron Tramp në letër.
Ai e akuzon OBSH-në se është një “marionetë kineze” dhe se e ka keqmenaxhuar me përgjigjen e pandemisë ndaj koronavirusit.
OBSH komunikoi dje se sa më shpejt të jetë e mundur do të fillonte një vlerësim i pavarur i masave të ndërmarra në luftën kundër pandemisë me Covid-19.
Tramp në prill e pezulloi përkohësisht financimin e OBSH-së, duke akuzuar se Organizata i mbështetet dezinformatat kineze për shpërthimin e epidemisë Covid-19./MIA
