Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp paralajmëroi se pas zgjedhjeve presidenciale mund ta zëvendësojë doktor Entoni Fauçin, një nga imunologët kryesorë amerikanë dhe anëtar i Shtabit të krizës të Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër koronavirusit.
Mosmarrëveshjet midis Trampit dhe Fauçit u thelluan gjatë valës së fundit, të ashpër të rasteve të reja me Kovid-19, për shkak të së cilës presidenti amerikan u ankua për Fauçin para mbështetësve të tij, të cilët u përgjigjën duke brohoritur “ndërroje Fauçin”.
Duke falënderuar propozimin, Tramp u përgjigj se vendimi do të pres deri në zgjedhje.
Dr. Fauçi e ka akuzuar disa herë presidentin amerikan për injorimin e këshillave të tij dhe zbuloi se nuk ka folur me Trumpin për më shumë se një muaj.
Fauçi paralajmëroi se Amerikën po e pret një dimër i ashpër nëse nuk ndërmerren hapa të tjerë sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. mb/