Tramp i gatshëm t’i ndihmojë Iranit

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp ka thënë se ai është i gatshëm të ndihmojë Iranin në luftën me koronavirusin nëse Teherani e kërkon atë.

“Nëse Irani ka nevojë për ndihmë rreth kësaj, unë jam i gatshëm ta dërgoj atë ndihmë”, tha Trump në një konference për shtyp.

Ministri i Jashtëm iranian Mohamad Xhavad Zarif dje e hodhi poshtë ofertën e ndihmës së Trumpit në respiratorë nga Uashingtoni për Teheranin.

Ai theksoi se Irani tashmë ka një numër të mjaftueshëm respiratorësh dhe mund edhe të eksportojë brenda disa muajve./MIA