Tramp ende nuk ka vendosur se ku do ta kalojë natën e zgjedhjeve

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot deklaroi se ende nuk është marrë vendim përfundimtar se ku do ta kalojë natën e zgjedhjeve.

Nju-Jork Tajms njoftoi se Tramp ka braktisur planet për t’u paraqitur në hotelin “Tramp Internashënëll” në Uashington dhe si duket do të ndjekë zgjedhjet nga Shtëpia e Bardhë.

Tramp do të përballet me të nominuarin e demokratëve Xho Bajden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.