Trajkovski tërhiqet nga përfaqësuesja: Përpjekjet e mia nuk u vlerësuan sa duhej

TË FUNDIT

Aleksandar Trajkovski, sulmuesi me 98 ndeshje për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe i njohur si “heroi i Palermos”, ka njoftuar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja, transmeton TV21. Vendimi vjen pas humbjes 4:0 ndaj Danimarkës dhe pas mos aktivizimit të tij në ndeshje, gjë që shkaktoi pakënaqësi.


Në deklaratën postimin e tij, Trajkovski theksoi: “Të përfaqësosh vendin është nder dhe përgjegjësi… çdo ndeshje ishte një betejë, çdo gol një moment për zemër. Megjithatë, kohët e fundit ndihem se përpjekjet e mia nuk u vlerësuan sa duhej… Me kokë lart dhe zemër të plotë, tërhiqem nga përfaqësuesja” – ka shkruar Trajkovski./TV21