Mënyrat e trafikantëve për të transportuar kokainë nga Amerika Latine në Europë janë gjithmonë në evoluim. Trafikantët kanë arritur të transportojnë tonelata me kokainë përmes nëndetëseve, ku këto të fundit kanë qenë edhe të ndërtuara nga vetë ato me kushtet më primitive.
Një nëndetëse e tillë qëndron e ekspozuar edhe në parkun e makinave të akademisë spanjolle të policisë në Ávila, si një simbol i një fenomeni në rritje.
Kjo pjesë e historisë në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është tani një trofe, por fenomeni nuk është aspak në zbehje dhe vijon të kryhet në fshehtësi të plotë. Vetëm muajin e kaluar, një tjetër nëndetëse u zbulua në brigjet spanjolle në rajonin e Galicia.
“Për më shumë se 20 vjet trafikantët kanë përdorur nëndetëset për të arritur në Afrikë dhe Evropë, por këto të dyja janë të parat që kemi kapur. Ato janë shumë të vështira për t’u zbuluar,” shpjegon Antonio Martinez Duarte, Kryekomisioneri i Brigadës së Narkos në Policinë Kombëtare Spanjolle.
Nëndetësja e ekspozuar u kap gjatë një operacioni në 2019, pasi ishte gjurmuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA).
20 metra e gjatë dhe e ndërtuar vetë me fibra karboni, gjatë mbërritjes në bregun spanjoll të rajonit të Galicilës, 3 trafikantët kishin hasur probleme dhe u arrestua kur dolën në breg.
Në bord ishin 3 ton kokainë me vlerë 150 milionë dollarë, që vinte nga Ekuadori drejt Spanjës për t’u shpërndarë më pas në Europë.
Mendohet se qindra nëndetëse të bëra vetë janë nisur drejt Evropës, si është tregu më i madh i kokainës pas SHBA-së. Madje në mes të Atlantikut, rreth Ishujve Kanarie dhe Azores, shtrihet një varrezë masive e nëndetëseve që transportonin kokaine, të fundosura qëllimisht pasi ngarkesa e tyre ishte shkarkuar me sukses.
Porti i Antwerpen në Belgjikë është pikësynimi i trafikantëve, port që është bërë porta e Evropës për kontrabandistët e kokainës. Sipas BBC, vetëm 10% e kokainës që mbërrin në port kapet dhe pjesa tjetër shkon në Holandë për t’u shpërndarë në të gjitha cepat e Evropës, përfshirë Britaninë e Madhe.
Kriza e kokainës në Belgjikë është kriza e kokainës në Evropë dhe OKB-ja tani po paralajmëron se bandat rivale ndërkombëtare po punojnë së bashku si kurrë më parë.
OKB thotë se pas suksesit të tyre në Europë, trafikantët së shpejti do të degëzohen në Azi dhe Afrikë në kërkim të pasurive të pakufizuara.
