Tetovë, shtrenjtohen uji dhe shërbimet komunale/ Në vend të 16,08 den për metër kub, uji tani do të kushtojë 21,5 den

TË FUNDIT

Tetovarët nga sot do të paguajnë fatura më të shtrenjta për ujë, kanalizim dhe mbeturina.
Shumica e këshillit të komunës së Tetovës e miratoi këtë vendim, ndërsa u arsyetuan se rritjen e çmimeve e bën Komisioni rregullator për energjetikë.

“Për çmimet e ujësjellësit do të ketë rritje të çmimeve, kështu është vendosur nga Komisioni rregullator.”- tha Besar Durmishi – kryetar i këshillit.

Reagoi njëri nga këshilltarët opozitar.

“Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës në bashkëpunim me VMRO-DMPMNE dhe Alternativën votuan rritjen e çmimit të grumbullimit të mbeturinave dhe ujit të pijshëm. Kjo nënkupton se faturat tuaja do të jenë më të shtrejnta ndërsa shërbimi do jetë i njëjtë si deri më tani, qyteti përplot me mbeturina dhe me restrikcione të ujit të pijshëm. Kjo udhëheqësi edhe njëherë e dëshmoi se nuk e meriton mbështetjen e qytetarëve”- tha Liridon Disha – këshilltar i BDI-së Tetovë.

Në vend të 16,08 denarë për metër kub ujë, amvisëritë tani do të paguajnë 21,5 denarë për ujin e pijshëm të konsumuar, me propozim të bordit drejtues të KRRE-së