Komandanti i zjarrfikësve në Tetovë, Avni Aheti për TV21 bëri të ditur se një ekip prej 9 personave me dy automjete do të shkojnë në Turqi në mision për shpëtimin e personave nën rrënoja, shkruan TV21. Ahmeti thotë se janë të specializuar në këtë fushë.
“9 pjesëtarë të njësitit tonë do të nisen për në Turqi për arsye se jemi njësiti i vetëm, njësiti i Tetovës dhe njësiti i Strumicës, të cilët jemi të trajnuar në këtë drejtim, për shpëtim në raste tërmetesh. Në fakt do të marrim pjesë me 2 automjete dhe kemi pajisje të specializuara për nxjerrjen eventuale të njerëzve të cilët janë të lënduar nën rrënoja”, tha për TV21 Avni Ameti, komandant i zjarrfikësve në Tetovë.