Më shumë se 48,000 njerëz janë evakuuar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat monsun në gjashtë shtete të Malajzisë, ndërsa tetë persona kanë vdekur.
Njësia e atjeshme për ndihmë sociale kumtoi se për shkak të shirave monsun që i pushtuan shtetet Pahang, Johor, Kelantan, Terenganu, Perak dhe Sabah, janë evakuuar 48.108 persona.
Në kumtesën theksohet se për shkak të përmbytjeve në Pahang janë rrezikuar 27,073 persona në Terenganu në rrezik janë 12.899 persona, në Kelantan 6.319 në Perak 359, në Jahor 1,422 dhe në Sabah 36 banorë.
Në përmbytjet deri më tani e kanë humbur jetën tetë persona, edhe atë katër në Pahang, tre në Jahor dhe një persona në Kelantan.
Kryqi i kuq i Singaporit paralajmëroi se do të dhuron 50.000 dollarë për popullsinë që është e rrezikuar nga kushtet e këqija të motit.
