Një tërmet me intensitet prej 4,5 ballëve është regjistruar 15 kilometra në lindje të qytetit grek Nafpaktos, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Tërmeti goditi pak para orës 17 sipas orës lokale, ndërsa nuk ka raportime për lëndime ose dëme të shkaktuara materiale./MIA
