Temperaturat e mëngjesit mbi zero, më shumë borë në Kodrën e Diellit

TË FUNDIT

Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është...

Zejdi apel kryeministrit, të lirohen të pafajshmit në burgje. Ademi i thotë se po bën politikë

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, nëpërmjet emisioni Click Plus i bëri apel kryeministrit Zaev që të lirohen të pafajshmit...

Zejdi: Në protestën për Monstrën policisë i mungonin vetëm tanket

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA nëpërmjet Click Plus komentoi edhe protestat e së premtes për rastin “Monstra”. Rexhepi tha...

Zejdi: Me votëbesimin e sotëm të Qeverisë, Zaev-Ahmeti dëshmuan se kanë kompleks për shumicën jostabile!

Pak para votimit të votëbesimit të Qeverisë, opozita braktis Kuvendin. Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, në Click Plus, tha...

Shumica parlamentare është stabile – thotë në Click Plus deputeti Arbër Ademi

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në Click Plus, komentoi edhe votëbesimin e Qeverisë e cila ishte kërkesë e kryeministrit...

Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit -2 gradë, ku ka edhe më shumë borë, 31 centimetra. Temperaturat në pjesët e tjera të vendit janë mbi zero edhe atë në Gjevgjeli, Strumicë dhe Berovë janë matur zero gradë, në Shkup – Petrovec një, në Tetovë dy, në Krushevë, Lazaropole dhe Mavrovë tre gradë, në Shkup – Zajçev Rid dhe Prilep katër gradë, në Kumanovë dhe Pretor pesë gradë, në Manastir gjashtë, në Ohër shtatë, në Kriva Pallankë dhe Dojran nëntë, në Shtip dhe Demir Kapi dhjetë gradë.

Gjatë natës dhe në mëngjes moti ishte mesatar deri në vranësira të konsiderueshme. Vetëm në pjesët perëndimore janë zvogëluar vranësirat. Frynte erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga juglindja. Era ishte më intensive në zonën e Shtipit.

Moti sot është kryesisht me vranësira, nga mesdita në perëndim, dhe më pas në pjesë të tjera të vendit do të ketë reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të forta. Do të bjerë borë në malet në perëndim. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14 gradë.

Moti në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Nga mesdita do të ketë shi të herëpashershëm të ndjekur me erë mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë.

TË NGJAJSHME