Ngjarje e rëndë! Ra nga shkëmbinjtë, humb jetën alpinisti shqiptar

TË FUNDIT

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Klos, ku një person mendohet se ka humbur jetën teksa po ngjitej në shkëmbinj. Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Vashës, në Rrugën e Arbrit. Dyshohet se personi ka rënë në humnerë gjatë ngjitjes, duke humbur jetën. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe polumbarët, të cilët po zhvillojnë kërkime në zonën ku dyshohet se ka rënë viktima. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje pas përfundimit të operacionit të kërkimit.

Personi në foto është Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar që humbi jetën tragjikisht, pasi u rrëzua nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës.Erkin Lika, ishte një pjesëtar shumë i njohur i grupeve të kërkim-shpëtimit, i cili shquhej për angazhimin e tij në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente, ndërsa alpinizmi ishte pasioni i tij më i madh.