Kompanitë kineze fitojnë Çmimet Globale të WIPO-s për përdorim strategjik të pronës intelektuale

TË FUNDIT

Tre kompani kineze fituan Çmimet Globale 2026 të paraqitura nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), të ndara në Gjenevë.

“Regend Therapeutics”, “ArteryFlow” dhe “Botree” ishin midis 11 fituesve të përzgjedhur nga agjencia e Kombeve të Bashkuara (OKB) për inovacion nga mbi 1300 aplikantë në të gjithë botën, që përfaqësonin vende duke përfshirë Kinën, Argjentinën, Brazilin, Kilin, Japoninë, Korenë e Jugut, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara.

Çmimet vlerësojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe startup-et që shfrytëzojnë pronën intelektuale për të nxitur rritjen e biznesit dhe për të mbështetur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, shkruan “Xinhua”.

Këtë vit, organizata i zgjeroi trofetë në 11 çmime duke prezantuar një kategori të re sportive.

“Regend Therapeutics”, e orientuar e mjekësia rigjeneruese, zhvilloi terapinë e parë në botë për riparimin e mushkërive, që aktualisht është në provat klinike të fazës së tretë, dhe tashmë ka ndihmuar qindra pacientë me sëmundje të rënda të frymëmarrjes.

“ArteryFlow” është pionier në diagnostikimin joinvaziv kardiovaskular. Kompania përdor algoritme të inteligjencës artificiale për të zëvendësuar procedurat invazive me llogaritje të shpejta hemodinamike 3-minutëshe.

Duke u përballur me vështirësinë globale të asgjësimit të baterive të automjeteve elektrike, “Botree” përqendrohet në ndërtimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të riciklimit të baterive. Kompania përdor teknologji të përparuara për të rikuperuar në mënyrë efikase metale kritike si nikeli, kobalti dhe litiumi, duke e bërë ripërpunimin e materialeve më të qëndrueshëm ekonomikisht.

Marcelo Di Pietro Peralta, drejtor i Çmimeve Globale të WIPO-s, deklaroi se fituesit e çmimeve të këtij viti demonstruan se si përdorimi strategjik i pronësisë intelektuale promovon rezultate më të mira biznesi.

Suksesi i këtyre ndërmarrjeve globale nënvizon njohjen ndërkombëtare për teknologjitë që sjellin vlerë të vërtetë për shëndetin e njeriut dhe qëndrueshmërinë mjedisore.