Me rënien e numrit të të infektuarve, dalëngadalë tema e zgjedhjeve po e lë nën hije pandeminë nga koronavirusi.
Mbrëmë në Click Plus, Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët tha se pasi të largojmë virusin COVID-19, duhet ta largojmë edhe virusin e shqiptarëve, BDI-në.
“Ne do të kishim dëshiruar që virusi të largohet, virusi Covid-19 të largohet, edhe sa më shpejtë ta largojmë edhe një virus shqiptarë BDI në këto zgjedhje. Do të kishim dëshiru që të ketë zgjedhje normale, zgjedhje sikurse akne qenë deri më tani, por natyrisht kjo është dëshira jonë nuk varet prej neve. Mendoj verdiktin do ta japin mjekët, virologët, epidemiologët, shtabi i krizës etj etj”, tha Elmi Aziri, ASH.
I menjëhershëm ishte reagimi i Artan Grubit të BDI-së. Ai tha se Elmi Aziri flet kështu nga ndikimi i karantinës.
Artan Grubi, BDI: “Më vjen keq ky deklarim i zotëri Elmiut ndoshta është një lapsus, nuk besoj ta ketë menduar ashtu”.
Agron Vrangalla, gazetar: “Që thotë virus shqiptarë për BDI-në”?
Artan Grubi, BDI: “Po po vërtet është për keqardhje, mendoj se janë pasojat e izolimit apo të pandemisë. Jemi të përgatitur për zgjedhje qysh në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe atë tempo e kemi mbajtur besoj të gjithë partitë politike kanë punuar janë përgatitur, programet politike i kanë përgatitur, materialet propaganduese i kanë gati, i kanë gati shtabet zgjedhore”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të mbaheshin më 12 prill të këtij viti por të njëjtat u prolonguan për shkak të pandemisë me COVID-19.