Edhe në kohë pandemie në Maqedoni me sukses është kryer transplantimi i organeve nga donatorë të vdekur. Kjo paraqet kulmin e shkencës dhe praktikës mjekësore. Në të ardhmen duhet të rritet vetëdija publike për shkak se në këtë mënyrë shpëtohet jeta e personave që këtë e kanë shpëtim të vetëm.
“Së pari ishte vendim i sjellë në bazë të dëshirës së saj parimore për jetë. Ajo çdoherë jetonte me idenë që të ndihmojë njerëzimin, se duhet ndihmuar njerëzit dhe se pas vdekjes nëse është e mundur t’i bëhet diçka një personi apo trupi të caktuar që të ketë ndonjë mision human, ndonjë mirësi, e jo vetëm trupi të shkojë nën dhe”, tha Aleksandar Trajkovski, anëtarë i familjes së një donatori të organeve.
Ministri Filipçe vlerëson se sistemi jonë shëndetësor nga aspekti profesional, kadrovike dhe organizues është i gatshëm për zgjerimin e mëtejshëm të Programit për transplantim të organeve, në pjesën e transplantimit multiorganik, me çka do të rritet numri i pranuesve të organeve që presin mundësi për jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
“Transplantimet e fundit janë bërë falë asaj që vetë familjet kur tashmë e kishin të qartë se për fat të keq nuk ka shpëtim për të afërt e tyre ose kur është diagnostikuar vdekje në tru, vetë inicionin që ata pacient të jenë dhurues të organeve”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
“Ne kemi 70% pajtueshmëri nga ata që, pacientët që kanë përfunduar me vdekje të trurit, ne i kemi pyetur nëse do të dhuronin organet. 70% për momentin ndoshta është numri më i lartë në Evropë. Kjo nuk do të thotë se do të mbetet ashtu, ne kemi fuqi të madhe, njerëzit po vetëdijesohen, flasim lirshëm në këtë temë, unë dua që të jetë ashtu por nuk do të thotë për shkak se vendet më të zhvilluara kanë pajtueshmëri prej 50% deri në 55% nga ata që kanë pësuar vdekje në tru dhe kanë dhënë pajtueshmëri për dhurim të organeve”, pohoi d-r Maja Mojsovska Mijovska, koordinatore nacionale për transplantimin e organeve.
Në vendin tonë në nivel vjetor ka rreth 100 deri në 120 persona që pësojnë vdekje në tru, më së shpeshti për shkak të aksidenteve në trafik ose sulmit në tru dhe me këtë bëhen dhurues potencial të organeve. Megjithatë përqindja e dhurimit të organeve në vend është ende i ulët, përkatësisht 20% nga organet e pacientëve me vdekje në tru transplantohen, për dallim nga disa vende në BE ku kjo përqindje është mbi 50%.
Në ngjarjen e organizuar nga Klubi Rotari Shkup Park, hapur u debatua për suksesin e deritanishëm, perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm dhe nevojën e ngritjes së vetëdijes për dhurim të organeve në vendin tonë.
