Të mërkurën shpallen çmimet e reja të rrymës/ Harxhuesit më të mëdhenj do të paguajnë 130% më shtrenjtë?

TË FUNDIT

Të mërkurën pritet të shpallen çmimet e reja të rrymës për amvisëritë. Komisioni Rregullator i Energjetikës do të mbajë seancë në të cilën do të kumtojë çmimet e blloqeve dhe tarifave, të cilat do të vlejnë nga 1 korriku. Sipas kësaj kush shpenzon më shumë, do të paguajë më shumë dhe kush shpenzon më pak, paguan më pak, tha kryetari i këtij komisionit Marko Bislimovski. Blloku i parë përfshin harxhuesit deri në 210 kilovat, blloku i dytë është 210 deri në 630 kilovat/orë, i treti nga 630 në 1050 kilovat/orë dhe më lartë se kjo blloku i katërt. Sipas informacioneve jozyratre çmimi për bllokun e katër do të rritet për 130%.

 “Çdo konsumator do të ketë çmimin e vet mesatar, nëse shpenzimi juaj është në tarifën e shtrenjtë, çmimi juaj mesatar do të jetë më i lartë, nëse e keni në tarifën e lirë do të jetë dyfish më i ulët. Secili konsumator varësisht nga shpenzimet do të ketë tarifën e vet mesatare, varësisht nga konsumi. Për bllokun e parë, çmimi do të jetë i njëjtë për të gjitha amvisëritë, e nëse hy në bllokun e dytë do të paguajë vetëm dallimin, nuk do ta paguajë gjithë konsumin. Të gjitha do të jenë çmime fikse”- deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Profesori universitar Rubin Taleski thotë se çmimi i energjisë elektrike nuk ka logjikë të përcaktohet sipas asaj se sa anëtarë numëron një familje. Ai tregoi sipas përllogaritjeve dimërore se sa amvisëri do të bien në blloqet e lira dhe të shtrenjta.

“Gjatë kohës së dimrit 98.8% nga amvisëritë do të jenë në bllokun e tretë, vetëm rreth 9.000 amvisëri do të jenë në bllokun e katërt, prej të cilëve vetëm 5.000 do të kenë nga çmimet aktuale çmime më të larta për 1 deri në 70%, vetëm 5.400. Mbani llogari këto janë që merren me xehetari, që ngrohen ose ftohen në sipërfaqe prej disa qindra m2 hapësirë banimi”- pohoi Rubin Taleski, Profesor Universitar.

Çmimi me të cilën qytetarët do të paguajnë rrymën pas 1 korrikut do të varet nga rritja e çmimit të kërkuar nga furnizuesi universal EVN Home, pasi EMV, nga oferta e së cilës varet më së shumti çmimi, të premten ofroi një çmim prej 48 Euro/MWh në tenderin e furnizimit të furnizuesit universal të energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar, që është një rritje prej shtatë euro krahasuar me çmimin e vitit të kaluar prej 41 euro për megavat-orë. MEPSO dhe Elektrodistribuimi javën e kaluar tashmë kanë dorëzuar kërkesë në KRrE për rritjen e pjesës së tyre në çmimin e energjisë elektrike për 60 deri në 80%.