“Të dielën të mos punohet”! Shahpaska pret sugjerimet e ministreve përkatëse

TË FUNDIT

Ministria e Punës dhe Politikë Sociale e ka dërguar te të gjitha ministritë planin e përgatitur për vendimin e Qeverisë që dita e diel të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Ministrja Shahpaska tha se tani pret mendimet dhe sugjerime shtesë. Sipas saj do tu duhen edhe 7 ditë që të rrumbullakohen sugjerimet e ministrive dhe më pas të dorëzohet për miratim në qeveri.

 “Unë do ta iniciojë pyetjen që në shtatë ditët e ardhshme te jetë e rrumbullakosur dhe ne me atë version të definuar tek ne, sepse ndryshimi kryesor është tek ndryshimi i ligjit për marrëdhënie pune. Ndërsa ministritë tjera duhet t’i bëjnë ndryshimet në materialet e tyre ligjore dhe t’i përkthejnë në vendime ligjore më tej”, theksoi Jagoda Shahpaska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Edhe krahas asaj që e diela të jetë ditë jo pune, duhet të sigurohet funksionim i pandërprerë i funksioneve vitale të rëndësishme të shtetit, gjegjësisht mbulim 24 orësh  i atyre veprimtarive  të cilat janë të domosdoshme për shtetin si: shëndetësia, policia, shërbimet e zjarrfikësve, shërbimet komunale të cilat janë nën ingerenca të komunave dhe të tjera.

 “Ne me sjelljen e ligjit duam që edhe më tej të mundësojmë funksionim të pandërprerë të shtetit. Kur them të rëndësishëm vital, ajo do të thotë 24 orë mbulim të të gjitha aktiviteteve që janë të rëndësishme për qytetarët, do t’i them vetëm disa Shëndetësia, Policia, Zjarrfikësit, ndërmarrjet komunale dhe të tjerë”, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale.

Ndryshe  “Iniciativa, dita e diel – ditë jopune, e cila duhet të shndërrohet në zgjidhje ligjore, është me qëllim që dita e diel të jetë ditë për familjen, në drejtim të kultivimit të vlerave tradicionale.