Kështu u hapur dhe me kabllo të varur është tavani në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
E ky është një nga shtretërit ku trajtohen pacientët e vegjël.
Qytetarët që vijnë për trajtim në mbrëmje ankohen se po presin shumë gjatë nëpër korridore.
Domethënë nga ora 5 je këtu?
-Po, para orës 5 e gjysmë.
Qe sa orë je këtu?
-Qe 4 orë?
Pse aq shumë?
-Njëherë në rezonancë, tani duke pritur rezultate.
Reagojnë edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”.
“Çdo ditë mjekë dhe infermiere i lëshojnë vendet e punës dhe ikin jashtë shtetit. Duhet dikush të pyes se kush do të trajtojë edhe fëmijët. E dimë si është situate edhe në pediatri, domethënë aty çdo ditë ikin nga dy-tre mjekë e 3-4 infermierë, ose shkojnë në nga vendi ose në spitalet private”, tha Predrag Serafimovski nga Sindikata.
Për kushtet në Klinikën pediatrike dhe pritjet e gjata për kontroll e pyetëm Ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Ai premton zgjidhje por kur dhe si nuk dihet.
“Nga dita e parë po punoj në këtë drejtim si ministër bashkë me ekipin po bëjmë gjithçka, që të kemi edhe ndërrim të dytë për diagnostikë dhe kontrolle dhe që të ketë termine, do të ballafaqohemi me gjithçka por normalisht që na duhet kohë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë e pranon që ka deficit të kuadrove mjekësore në shumë spitale, ndërsa thotë se po punon në një strategji për mbajtjen e mjekëve në vend dhe për punësime të reja.
