“Tavani, gjithçka është mbi ne”, personat e bllokuar në rrënoja publikojnë video pas tërmetit në Turqi

TË FUNDIT

Ka shkuar në mbi 1600 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Turqinë dhe një pjesë të Sirisë. The Telegragh ka publikuar disa video të personave që kanë xhiruar veten nën rrënoja.

“Motër, jemi në gjendje shumë të keqe, shih tavani është mbi ne. Shihni gypat. Gjithçka është mbi ne”, thotë njëra nga gratë që ka mbetur e bllokuar në rrënoja.

“A ka dikush”, thotë tjetra duke kërkuar ndihmë.

“Vëllezër, tërmet ka. Nënë, a je mirë? Nënë. Më thuaj që je fshehur diku”, thotë një djali i cili kërkon nënën e tij nën rrënoja.