Taravari për Spitalin e Tetovës: Do të jetë një nga katër spitalet kryesore në vend

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot ka qëndruar në spitalin klinik të Tetovës, ku tha se ky spital do të jetë njëri nga katër spitalet rajonale e ku do të investohet dhe do t’u jepen vendime atyre që janë me kontrata një kohë të gjatë. Paralajmëroi emra të rinj në udhëheqjen e spitalit të Tetovës.

“Si një prej prioriteteve është Spitali Klinik i Tetovës, mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të përqendrohemi pak më shumë këtu, ju e dini se në programin tonë është edhe regjionalizimi i shëndetësisë. Njëri nga spitalet klinike, që i planifikojmë katër, është në Tetovë dhe mendoj se duhet të bëhen investime jo vetëm në aparaturë, se shoh se aparate ka boll, por resurset njerëzore por besoj ka njerëz që janë me kontrata një periudhë të gjatë dhe atyre duhet t’u jepen vendime sa më shpejtë dhe të bëhen punësime tjera dhe organizim sa më mirëfilltë i Spitalit Klinik të Tetovës, se mendoj se në zonën e Pollogut dhe më gjerë ky Spital duhet t’i trajton dhe pacientet të kenë sa më pak nevojë që të udhëtojnë dhe trajtohen në Qendrën Klinike në Shkup”, tha Taravari, transmeton TV21.