Tanusha me ujësjellës jofunksional/ Banorët ankohen, kryetari i Çuçer Sandevës kërkon durim

TË FUNDIT

Shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me mosfunksionimin e ujësjellësit. Një prej tyre është edhe fshati Tanushë i komunës së Çuçer Sandevës. Banorët ankohen për mospasje të ujit me çka detyrohen të mbushin ujë me bidonë.

Ujësjellësi është i shkatërruar, për këtë ujësjellës ka qenë projekti për 100 shtëpi. Tani janë 10 shtëpi dhe nuk del. Nuk ka u shkatërrua në të gjitha anët.// Dikush me ujë ku kemi burime të ujit shkojmë të mbushim. Ky fshat ka pasur burime por duhet të shkojmë me bidon të mbushim, nuk ësahtë njejtë sikurse kur e ke ujësjellësin në shtëpi gati.

Sistemi i ujësjellësit është shumë i dobët, sepse gypat janë vjetërsuar dhe është dobësuar i gjithë sistemi, pastaj disa të papërgjegjshëm e kanë hapur ujin diku.

Qytetarët e kanë hapur?

E kanë hapur patjetër sepse edhe ato kanë pasur nevojë në mënyrë private dhe e kanë dobësuar.

Si ia dilni që të furnizoheni me ujë?

Diku ka ujë diku nuk ka, atje ku ka ne shkojmë të mbushim.

Ujë duke mbushur me bidon, ndalet uji.  Me bidon shkojmë për të mbushur në mal. Ndonjëherë vjen një javë ndalet. Janë prishur me gypat me të gjitha.

Pyetëm kryetarin e Komunës së Çuçer Sandevës për këtë problem. Ai u arsyetua se ka vetëm 1 vit që ka ardhur në krye të kësaj komune dhe kërkon më shumë kohë.

“Problemet me ujin i dimë, si nga unë edhe nga këshilli, megjithatë unë kam vetëm një vit që kam ardhur si kryetar, për atë këtë ta mbarojmë njëherë të shkojmë një nga një, gjatë vitit të ardhshëm, parashikohet zgjidhje në ato fshatra jo vetëm në Tanushë edhe Malinë dhe Brezë gjithashtu edhe në Bllacë.”- Sashko Kamnenoviq Kryetar I Komunës Së Cucer Sandevës.

Ndryshe me mungesën e ujit, jo vetëm Tanusha por  përballen edhe vende tjera të cilat janë edhe më afër zonave urbane.