Pritet që Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të veprojë sipas Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, dekreteve dhe konkluzioneve të saja dhe t’i aktivizojë veprimet zgjedhore, bëhet e ditur në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar pas mbledhjes së sotme të kryeministrit Oliver Spasovski, ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sekretarit të përgjithshëm në Qeveri Dragi Rashkovski me anëtarët e KSHZ-së.
“Në mbledhje nuk mori pjesë kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, edhe pse mbledhja është organizuar në bazë të letrës së tij në të cilën ai, në emër të Komisionit kërkoi mbledhje në Qeveri, dhe ajo u mbajt me anëtarët tjerë të KSHZ-së të udhëhequr nga nënkryetarja Ditmire Shehu”, qëndron në kumtesë.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu informoi se sot, sipas autorizimeve të saj, bashkë me shumicën e anëtarëve të KSHZ-së, do të inicojë mbledhje në të cilën do të thirret në konkluzionin e Komisionit të 22 marsit në të cilin thuhet “të gjitha veprimet zgjedhore të cilat janë ndërmarrë sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor deri më 22 mars të vitit 2020 vlerësohen si valide dhe se të gjitha veprimet tjera të cilat dalin nga Kodi Zgjedhor do të parashihen në rregulloren e shqyrtuar të cilën KSHZ do ta sjellë menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe sjelljes së dekretit të ri të Qeverisë për procesin zgjedhor”.
Në mbledhje kryeministri Spsovski ka theksuar se në pritje të mbledhjes së KSHZ-së në të cilat do të konfirmohen dispozitat e konkluzionit të komisionit prej 22 marsit, Qeveria është tashmë e gatshme që t’i përmbushë të gjitha obligimet në lidhje me organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve, përfshirë edhe rekomandimet për realizim të sigurt të procesit zgjedhor nga aspekti shëndetësor, në bazë të së cilave KSHZ do të përgatisë udhëzime./MIA
