Tahiri: Marrëveshjet në Uashington duhet të kenë kornizë të qartë politike

Must Read

Kompletohet kabineti qeveritar – Me 62 vota “pro” dhe 44 “kundër” votohen zvëvendësministrat

Me 62 vota "pro" dhe 44 "Kundër" në Kuvend u votuan dhe zëvendëministrat me çka u kompletua...

Hoda: Të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është si të garosh me dhelprën

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se të dalësh në zgjedhje me...
- Advertisement -

Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri porositë delegacionin e Kosovës në Uashington, që çdo marrëveshje ekonomike që mund të arrihet në mes dy vendeve, të jetë me një kornizë të qartë politike në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Sipas saj, çdo marrëveshje, qoftë ekonomike, e ka peshën politike andaj delegacioni kosovar duhet të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Tahiri, e cila ka udhëhequr dikur bisedimet me Serbinë, thotë Kosova është në pozitë të favorshme, duke përmendur këtu angazhimin amerikan, që sipas saj, një angazhim i tillë është mundësi për të ardhur deri të njohja reciproke. Në një intervistë për kp, Tahiri thotë se thotë se në bisedime nuk mund të ketë vetëm tema ekonomike derisa ekziston problemi politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që është mosnjohja reciproke.

- Advertisement -

“Kanë ndodhur tre marrëveshje ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e zotit Grenell, mirëpo nëse shikon dokumentet askund nuk shihet se është marrëveshje ndërshtetërore, tani asnjë marrëveshje që mund të dalë nga Uashingtoni nuk guxon të dalë pa kornizë të qartë politike që është fjala për dy shtete të pavarura dhe sovrane. Porosia ime për delegacionin e Republikës së Kosovës është që marrëveshjet ekonomike që nuk e kanë qartësinë politike të një marrëveshje ndërshtetërore mund të jenë të dëmshme dhe dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, sepse kemi të bëjmë me një ndërmjetësim zyrtar amerikan, dhe kemi të bëjmë me marrëveshje që kur dalin nuk quhen vetëm ekonomike, ato e kanë peshën politike e gjeopolitike, andaj tani duhet delegacioni vërtetë të jetë vigjilentë në këto punë dhe të veprojë me Kushtetutën e Kosovës, por Kushtetuta të jetë në marrëveshje, pra marrëdhënie shtetërore në mes dy shteteve”, thotë ajo.

Sipas saj, nëse Serbia synon marrëveshje ekonomike, atëherë duhet të pranojë realitetin e Kosovës.

- Advertisement -

“Nëse Serbia dëshiron marrëveshje ekonomike sepse përfitimet ekonomike janë për të dyja shtetet, atëherë duhet të jetë e gatshme të pranojë realitetin, përndryshe Kosovës nuk i duhet një marrëveshje ekonomike, sado që mund ta zhvillojë ekonomikisht, nëse e dëmton në planin politik e të shtetësisë, është e dëmshme dhe papranueshme, dhe për këtë delegacioni ynë duhet të jetë i qartë, i prerë, i vendosur, dhe nëse duhet, duhet edhe të ndërpresë bisedimet”, thotë Tahiri.

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë po qëndrojnë në Uashington me ftesë të amerikanëve ku dje kanë zhvilluar takime ndërsa në agjendë është edhe një tjetër sot. Sipas ish-ministres për dialog, takimi në Uashington ka rëndësi të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

“Angazhimi i shtuar amerikan për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është jo vetëm kontribut për t’i dhënë fund luftës dhe armiqësive në mes të dy shteteve por edhe është një mundësi që të ndodh njohja reciproke në mes dy shteteve me kufij aktual, sepse janë bërë tashmë 20 vjet kur kemi bisedime prej konferencës së Rambujesë në vitin 1999. Mendoj që Kosova është në një pozitë të favorshme”, thotë Tahiri.

Kjo, sipas saj, sepse ndërmjetësimi amerikan për Kosovën do të thotë ndërmjetësim i aleatit kryesor që ka në rrugëtimin e pavarësisë dhe lirisë. Tahiri nuk e përjashton mundësinë që në negociata të ketë edhe befasi të pakëndshme për Kosovën, por shton se nëse diçka e tillë ndodh, delegacioni kosovar duhet të dijë të veprojë gjithmonë duke mbrojtur shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial. Sipas Tahirit, angazhimi amerikan në këtë proces duhet të bëjë Serbinë që të pranojë realitetin për Kosovën.

Ajo shton se është fakt pozitiv që është larguar tema për kufijtë, që sipas saj, përfundimisht një çështje e tillë është mbyllur nga kancelarja gjermane Angela Merkel vitin e kaluar në Berlin.

“Më e keqja ka qenë përfshirja e presidentit të Kosovës në këtë punë, por tani është hequr dhe rrethanat në bisedimet e Uashingtonit janë shumë më të favorshme dhe ndoshta kjo ka ndikuar që Serbia të kuptojë që ato ëndrrat e Serbisë së madhe nuk mund t’i realizojë dhe duhet të pranojë realitetin ku Kosova ka lindur si shtet bashkë me të tjerat nga zhbërja e ish-Jugosllavisë”, thotë ajo.

Por, sipas Tahirit, pjesë e delegacionit kosovar do të duhej të ishin edhe përfaqësuesit nga partitë e mëdha opozitare në vend.

“Është dashur që delegacioni i Kosovës të jetë një delegacion uniteti, sepse edhe kjo që po ndodh në Uashington, edhe në Bruksel si bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë janë për një marrëveshje finale, dhe në këto raste uniteti politik institucional është i domosdoshëm, dhe mendoj që është dashur patjetër të përfshihen përfaqësuesit e partive të mëdha opozitare, apo të formohej një delegacion uniteti i miratuar nga Parlamenti me një platformë po ashtu të miratuar nga parlamenti”, thotë ajo.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri pret që në Uashington të vihen bazat për njohje reciproke në kufijtë aktual. Dje në Shtëpinë e Bardhë ka pasur takime në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, pjesë e së cilave ishte edhe Richard Grenell, emisari për dialog i SHBA-së, dhe këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien. Ndërsa sot, të dy palët pritet t’i takojë edhe presidenti amerikan Donald Trump./kp

- Advertisement -

Kompletohet kabineti qeveritar – Me 62 vota “pro” dhe 44 “kundër” votohen zvëvendësministrat

Me 62 vota "pro" dhe 44 "Kundër" në Kuvend u votuan dhe zëvendëministrat me çka u kompletua Qeveria e re.

Selmani: Të papranueshme ankesat e opozitës për vjedhje votash, duhet t’a mbronin votën! Po demotivoni votuesin!

"Ça të bëjmë ne na i vjedhin votat. Këtë argument unë nuk e pranoj. Z. Zejdi nëse unë...

Hoda: Të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është si të garosh me dhelprën

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është e njëjtë si...

Qeveria nuk është legjitime, prandaj nuk e përkrahim, thotë deputeti i koalicionit ASH-AAA Skender Rexhepi

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, thotë se Qeveria nuk është legjitime dhe prandaj...

Tottenham zbarkoi në Shkup, Gjoka: Nuk është e lehtë të përgatisish ekipin për një ndeshje me nivel të lartë

Trajneri Zhoze Murinjo së bashku me ekipin e tij arriti në Shkup. Shkëndija e Tetovës nesër në kuader të Europa Ligës do...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -