Sulm në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, disa të vdekur

TË FUNDIT

Një sulm ka ndodhur në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Nga informacionet paraprake të publikuara nga Bild, dyshohet se një automjet është future në mes të një turme njerëzish, duke lënë të paktën tre të vdekur dhe disa të plagosur.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët.

Shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë.

Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritet bënë thirrje që të gjithë  të largoheshin nga qendra e qytetit.