Suksesi i partive shqiptare në zgjedhje! Çka ndikoi në rritjen e numrit të deputetëve?

TË FUNDIT

Për dallim nga VMRO-DPMNE dhe LSDM të cilat në zgejdhejt e 15 korrikut pësuan ulje të numrit të deputetëve, partitë shqiptare shënuan rritje të mandateve. BDI në këto zgjedhje riktheu mandatet e deputetëve të cilët i kishte humbur në vitin  2016 dhe mori 15 deputetë. Edhe koalicioni “Tash është koha” shënoi rritje të numri të deputetëve duke marrë gjithsej mori 12, ndërsa në përbërjen e kaluar ASH dhe AAA bashkë kishin 6 deputetë.

Por cilët janë faktorët që ndikuan në rritjen e numrit të deputetëve shqiptarë?

-Faktori tjetër është sepse partitë shqiptare, dmth BDI u organizua shumë, kishte kohë për organizim 2, 3 muaj për arsye se u shtynë zgjedhjet si pasojë e koronavirusit dhe Aleanca me Alternativa krijuan mobilizimin e tyre duke pasur parasysh se Alternativa ishte pjesë e Qeverisë dhe shijimin e Qeverisë por duhet të themi që edhe propozimi I Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar joshi votuesit shqiptar. Pra kemi një mobilizm si pasojë e shijimit të pushtetit si nga ana e BDI po ashtu edhe e Alternativës me Aleancën,- tha Arben Llalla, analist politik.

BDI në përbërjen e ardhshme parlamentare do të përfaqësohet nga:

1.Ali Ahmeti

2.Izet Mexhiti

3.Arber Ademi

4.Talat Xhaferi

5.Ismail Jahoski

6.Berat Ajdari

7.Arben Ziberi

8.Florin Besimi

9.Arta Bilalli-Zendeli

10.Merita KoxhaxhikU

11.Arbana Pasholli

12.Naser Nuredini

13.Bajram Rexhepi

14.Vjollca Ademi

15.Bajram Kadrija

Ndersa koalicioni “Tash është koha” do të përfaqësohet nga 12 deputetë e ata janë:

1.Ziadin Sela

2.Afrim Gashi

3.Skender Rexhepi

4.Syrija Rashidi

5.Abdulla Saliu

6.Elmi Aziri

7.Atnan Neziri

8.Ilire Dauti

9.Safije Sadiki Shaini

10.Hysni Ismaili

11.Halil Snopce

12.Artina Qazimi

Deputetet shqiptare ka edhe në e koalicionin “Mundemi”

1.Muhamed Zekiri

2.Bilall Kasami

3.Fadil Zendeli

4.Kastriot Rexhepi

5.Bastri Bajrami

E vetmja parti shqiptare që pësoi rënie të numrit të deputetëve është PDSH e cila nga 2 deputetë ka rënë në 1 deputetë. E ai është vetë lideri i partisë Menduh Thaçi.

1.Menduh Thaçi

Gjithsej në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë 33 deputetë.

Ndryshe më së shumti deputetë shqiptar në përbërjen parlamentare ka pasur në zgjedhjet e vitit 2006 dhe 2008 kur partitë shqiptare kanë pasur 29 deputetë.